top of page
123.jpg

Edhe Gana rishqyrton njohjen e Kosovës, vazhdon heshtja e diplomacisë kosovare

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 28, 2018
  • 1 min read

Pas Burundit e Surinamit, edhe Gana po paralajmëron rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Kështu të paktën kanë raportuar mediat serbe, duke u thirrur në një takim që Kryetarja e Kuvendit në Serbi ka pasur me homologin serb.

Maja Gojkoviq, kryeparlamentarja serbe ka thënë se nga homologun ganez ka marrë zotime se do ta rishqyrtojnë pozicionin për Kosovën.

“Një pjesë e veçantë e diskutimeve ka qenë për negociatat tona me Kosovën. Ne biseduam në lidhje me pozicionin e Ghanës ndaj Kosovës, dhe u tha se kjo temë do të rishqyrtohet”, tha Gojkoviq, transmeton lajmi.net. Kjo sipas mediave serbe është konfirmuar edhe nga kryetari i Parlamentit në Ganë, Aron Michael Okvaje.

“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim. Me kryetaren e Parlamentit serb kemi folur për një çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, dhe u zotova se me Parlamentin e Ghanës do të diskutojmë dhe do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë”, tha Michael-Okvaje.

Në kohën kur shteti serb po vazhdon me lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, diplomacia kosovare është në një heshtje totale.Lajmet për rishqyrtimin e njohjeve për Kosovën, Ministria e Jashtme vazhdimisht i ka cilësuar si propaganda të mediave serbe.Ndryshe Gana e ka njohur Kosovën në vitin 2012. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page