top of page
123.jpg

Kështu pritet të luajë Shqipëria përballë Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2018
  • 2 min read

Është fund sezoni. Lojtarët janë të lodhur. Kuptohet, ata që kanë asur aktivizim të rregullt me skuadrat e tyre, si Berisha, Hysaj, Qaka e të tjerë.

Në fakt, shumica e kuqezinjve të grumbulluar ntga trajneri Christian Panucci për këtë zbor 10-ditor në Zvicër, ku do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore, kanë rastin të tregojnë veten se e meritojnë një fanellë kuqezi.

Të tillë mund të përmendim Abazajn, Gurin, Ndoj, Lika. Në mungesë të disa “peshave të rënda”, debutuesit dhe ata që duan konfirmim në kombëtare duhet t’i japin sinjalet e duhura Panuccit. Ky i fundit e ka bërë edhe dje të qartë: Kombëtarja nuk është një vend pune. Në të thirret dhe luan vetëm ai që e meriton!

Sonte, në orën 20:00, në stadiumin “Letzingrund” të Zurich, kuqezinjtë do të përballen me vëllezërit kosovarë. Një miqësore, që starton përgatitjet e dy kombëtareve për kualifikueset e Ligës së Kombeve, që startojnë në shtator. Kjo vëllazërore vjen pas asaj të 13 nëntorit 2015, që u zhvillua në Prishtinë dhe ishte një festë e madhe. Stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, që kësaj here do t’i mbështesin të dyja skuadrat në fushë.

Kuqezinjtë vijnë pas asaj humbjeje 1-0 me Norvegjinë, në “Elbasan Arena”, miqësorja e fundit, ku dhe loja la shumë për të dëshiruar. Trajneri Panucci është në kërkim të formacionit dhe modulit të duhur, nga të cilët mund të marrë maksimumin e të tijve. Eshtë një proces rinovimi i skuadrës, ndër të tjera, çka do të marrë vëmendjen e duhur edhe mbrëmjen e sotme. Kujtojmë se Shqipëria, në Ligën e Kombeve është në Grupin C, bashkë me Skocinë dhe Izraelin.

Sa i takon formacionit startues të Panuccit, ai pritet të hedhë në fushë këta lojtarë: Në portë Etrit Berisha. Lenjani nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi, ndërsa Mavraj, që nuk ka luajtur me klubin e tij në Gjermani, është me agjërim. Të dy do të jenë në stol. Në mbrojtje është i padiskutueshëm Hysaj, në të djathtë, Gjimshiti dhe Veseli në qendër.

Në stol ulet Ajeti, që në miqësoren pararendëse me Norvegjinë la për të dëshiruar. Në të majtë do të luaj Bujar Lika. Mesfusha kuqezi është mjaft e re në moshë. Ramadani, Qaka dhe Ndoj duhet të zëvendësojnë “peshat e rënda”, si Xhaka, Memushaj dhe Abrashi. Për Emanuele Ndoj, që luan me Breshian në Itali, do të jetë debutimi i madh me kombëtaren. Nga krahët, me detyra ofensive, do të luajnë Roshi (në të majtë) dhe Guri (në të djathtë), ndërsa në majëvn e repartit ofensiv ka vend për Cikalleshin.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page