top of page
123.jpg

MASHT: Testet e Maturës s’janë ato që po dalin në rrjete sociale

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2018
  • 1 min read

Përmes një njoftimi për media, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka thënë që testet e Maturës që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, nuk janë testet reale që janë në ditën e testimit. MASHT ka bërë apel te të gjithë nxënësit, që të mos bien pre e “keqpërdoruesve, të cilët pretendojnë se e kanë publikuar testin për ditën e dytë në rrjete sociale”. Sot mbahet testi i maturës për rajonin e Prishtinës Pavarësisht se MASHT thotë që testi real nuk po qarkullon online, në Facebook janë krijuar grupe të ndryshme ku po shpërndahen pyetjet. Sipas komunikimeve të maturantëve në grup, ata po i marrin nga dy telefona me vete, njërin për t’ia dorëzuar komisionerëve e tjetrin për ta mbajtur për vete.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page