top of page
123.jpg

Sulm i armatosur në Belgjikë, vriten katër persona

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2018
  • 1 min read

Mediet belge thanë se një sulmues i armatosur vrau dy pjesëtarë të policisë dhe një kalimtar, para se të qëllohej dhe të vritej në qendër të qytetit Liege në lindje të Belgjikës.

Transmetuesi publik belg, RTBF, shkroi në faqen e internetit se incidenti ndodhi në afërsi të një kafeneje në bulevardin d’Avroy.

Sulmuesi u largua nga vendi i njarjes duke marrë peng një grua, por më pas është “neutralizuar”, shkroi RTBF, duke ju referuar policisë dhe shërbimit të zjarrfikësve.

Ministri i Brendshëm Jan Jambon shkroi në rrjetin social twiter se qendra antiterroriste po e ndjek situatën. “Mendimet tona janë me viktimat e këtij akti të tmerrshëm. Jemi duke mbledhur informacione

Autoritetet thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që incidenti të ketë prapavijë terroriste, por tash për tash “të gjithë skenarët po shqyrtohen”.

Dy pjesëtarë të tjerë të policisë janë plagosur, sipas medies belge, ndërsa zyrtarë të zyrës së prokurorit në Liege thanë se mund të konfirmojnë vrasjen e dy policëve por nuk kanë të dhëna të tjera.

Liege, një qytet industrial afër kufirit me Gjermaninë në rajonin frëngjishtfolës të Valonëve, ishte skenë e të shtënave në vitin 2011 kur një person i armatosur vrau katër veta dhe plagosi mbi 100 të tjerë, para se të qëllonte veten.

Belgjika është ne shkallë të lartë gatishmërie që kur një celulë e grupit Shteti Islamik u përfshi në disa sulme në Paris në vitin 2015, duke lënë pas vetes 130 të vrar,ë dhe në Bruksel në vitin 2016, duke vrarë 32 veta./VOA


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page