Kjo është Kosova që duam, tre ndeshje, tre fitore, 0 gola të pësuar
- rilindjashqiptare
- May 30, 2018
- 1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar miqësoren ndaj Shqipërisë që u zhvillua në Zyrih.
Kosova ka fituar me rezultatin e thellë 3-0, falë golave të Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës, shkruan GazetaBlic
Kosova nuk di për humbje nën drejtimin e Bernard Challandes. Që nga kalimi i Challandes, Kosova ka zhvilluar tre takime miqësore dhe ka fituar të gjitha, me një bilanc të shkëlqyer.
Përfaqësuesja e Kosovës kishte debutuar me Challandes në sfidën ndaj Madagaskarit ku fitoi me rezultatin 1-0. Më pas Kosova fitoi edhe ndaj Burkina Fasos në Stade Jean Rolland me rezultatin 2-0.
Ndërsa sot Kosova shënoi fitoren e tretë me radhë nën drejtimin e Challandes me rezultatin e thellë 3-0.
Challandes ka rikthyer besimin tek lojtarët dhe deri më tani kemi statistika të jashtëzakonshme. Në tre takimet e zhvilluara, Kosova ka shënuar gjashtë gola, ndërsa nuk ka pësuar asnjë.
Vërehet qartë se Challandes ka mobilizuar mjaft mirë skuadrën dhe kjo shihet mjaft mirë në fazën defansive ku nuk lejohen shumë hapësira për kundërshtarët.
Comments