top of page
123.jpg

Më të lumtur janë prindërit me dy fëmijë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 30, 2018
  • 1 min read

Një studim i gjerë ka treguar se është e shëndetshme të kesh fëmijë, ndërsa shëndet më i mirë është vërejtur te prindërit të cilët kanë dy fëmijë.

Studimi ku janë përfshirë një milionë e gjysmë meshkuj dhe femra, ka zbuluar se të qenit prind ndikon pozitivisht në shëndet. 

Në fakt, të qenit prind pengon zhvillimin e disa llojeve të kancerit, si edhe sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi. Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo varet edhe nga numri i fëmijëve që kanë prindërit, ndërsa është treguar se më e shëndetshme është të kesh dy fëmijë, teksa mospasja e fëmijëve, të pasurit e një fëmije ose më shumë se dy, shkakton probleme shëndetësore. Shkencëtarët thonë se prindërit me më shumë se dy fëmijë kanë probleme financiare dhe stres emocional, ndërsa ata që kanë një ose nuk kanë fëmijë, janë shumë të lëshuar dhe iu mungon motivimi. Studimi ka treguar po ashtu se martesa bëhet më e lumtur, më e plotë dhe më kualitative kur lindin fëmijët.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page