top of page
123.jpg

Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 30, 2018
  • 1 min read

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën për heqjen e tarifave të romingut me Shqipërinë. Kjo pikë kaloi me 69 vota pro dhe një abstenim, raporton Indeksonline. Dardan Molliqaj, foli në emër të PSD-së e cila propozoi këtë rezolutë, duke thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të ndërtohen mbi respektin dhe përkushtimin. “Hapja e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë do ti hapte shumë pengesa mes dy vendeve. Dy shtetet nuk rrezikohen nga vala e madhe e refugjatëve, prandaj Shqipëria renditet si miku më i mirë i Kosovës për shumë vite. Raportohet se 31% e turistëve në vitin e kaluar, ishin nga Kosova, e që ishin të parët nga turistët e vendeve të botës”, ka thënë Molliqaj. Ai ka shkruar edhe një postim në Facebook, duke uruar dy vendet shqiptare për këtë rezolutë. Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming Falënderoj të gjithë deputetët që votuan rezolutën që e paraqita në emër të PSD-së për ta hequr Roaming-un në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tash e tutje do të komunikojmë me njëri tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë Shpresoj që Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page