Pasi dështoi miqësorja me Bregun e Fildishtë, Kosova tani është afër marrëveshjes me kombëtaren që d
- rilindjashqiptare
- May 31, 2018
- 1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës e kishte në plan që miqësoren e dytë ta luaj përballë kombëtares së Bregut të Fildishtë, por kjo miqësore ka dështuar të luhet .
Tani Federata e Futbollit të Kosovës është duke negociuar me Federatën e futbollit të Iranit që ta luajë një ndeshje miqësore me ta në shtetin e Turqisë ndeshje kjo e cila sipas gjitha gjasave do të luhet ditën e shtune.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetarit i “Super Sport Kosova” Arlind Sadiku.
“Kosova është afër te zyrtarizoj ndeshjen miqësore me Iranin. Nëse bëhet ndeshja luhet te shtunën në Stamboll” ka shkruar Sadiku në Facebook
Kosova mbrëmë mposhti në ndeshje e parë miqësore kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 3-0, me golat e shënuar nga Arber Zeneli dy herë dhe njëherë shënoi Edon Zhegrova
Irani, do të jetë pjesë e kampionatit botëror “Rusia 2018”.
Comments