top of page
123.jpg

Probleme me stresin?! Ja si ndikojnë arrat për t’a shmangur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 30, 2018
  • 2 min read

Arrat ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore për organizmin. 

Ato forcojnë zemrën dhe ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tumorale. Arrat ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore për organizmin. 

Ato forcojnë zemrën dhe ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tumorale. Arrat janë një thesar i mirëfilltë antioksidantësh të cilët përmirësojnë funksionet e trurit dhe ulin kolesterolin.Kërkimet më të fundit shkencore kanë hedhur dritë edhe mbi rolin e arrave në përmirësimin e florës bakteriale në stomak. 

Një dokument i publikuar nga Universiteti i Illinois në SHBA nxjerr në pah mënyrat se si arrat ndikojnë në mirëqenien e florës bakteriale e cila përbëhet nga miliarda mikro organizma që gjenden kryesisht në stomak.

Arrat janë një burim i vyer i fibrës. Kjo e fundit ndihmon në krijimin e një flore të larmishme bakteriale që është më e fortë kundër sëmundjeve që i kanosen sistemit tretës.

Roli i Arrave Në Përmirësimin E Florës BakterialeShkencëtarët e Universitetit të Illinois thanë se konsumi i rregullt i arrave, rrit nivelet e tre baktereve kryesore në stomak: Faecalibacterium, Roseburia, dhe Clostridium. Këto tre baktere prodhojnë një nënprodukt metabolik që përmirëson shëndetin e zorrës së trashë.

Arrat Ulin Nivelin E Acideve Kancerogjene BiliareStudiuesit thonë se njerëzit që konsumojnë arra kanë nivele më të ulëta të acideve dytësore biliare. Zakonisht, acidet biliare ndihmojnë në përthithjen e lipideve, kolesterolit dhe disa vitaminave në sistemin tretës. Por disa prej tyre janë toksike. Acidet biliare futen në dy kategori: primare dhe dytësore.

Këto të fundit njihen për kontributin e tyre në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.Shëndeti i sistemit tretës është i lidhur ngushtë me shëndetin e të gjithë organizmit, veçanërisht zemrën dhe trurin. 

Arrat janë përshkruar gjithmonë si një super ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3.Këto acide yndyrore janë të dobishme jo vetëm për shëndetin e zemrës por edhe të trurit. Përpos tyre, arrat përmbajnë edhe acid linolenik, fibër, dhe polifenolë. Të gjithë këto përbërës, i bëjnë arrat të dobishme kundër inflamacionit, kancerit dhe sëmundjeve nervore. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page