Profesori i rreptë, rrëzon studentin 23 herë nga provimi
- rilindjashqiptare
- May 30, 2018
- 2 min read

Studentët e FIEK-ut akuzojnë profesorin Ilir Limani për padrejtësi gjatë vlerësimit Luljeta Gashi, studente e vitit të dytë në UP, ka dhjetë herë që provon ta kalojë provimin në lëndën Sinjale dhe Sisteme. Por që dy vjet, studentja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nuk po arrinë ta japë provimin tek profesori Ilir Limani. Ajo konsideron se problemi qëndron tek mënyra e vlerësimit të profesorit. Problemin e njejtë si të Luljetës e kanë edhe dhjetra studentë të tjerë të këtij fakulteti. Ka nga ata që janë rrëzuar 23 herë nga provimi. Prandaj, ata me anë të një peticioni kërkuan nga dekanati i Fakultetit..... zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm. Lista me kërkesat e 105 studentëve që nënshkruan peticionin ishin të shumta. Donjeta Mejtani, përfaqësuesi e këtij grupi, tregon se ata kërkuan nga menaxhmenti formimin e një komisioni për vlerësimin e punës së profesorit Limani. Në anën tjetër, përveç që pranoi kërkesën për zgjatjen e orës se provimit, dekani i këtij fakultetit, Enver Hamiti, vendosi që të ofrohen orë shtesë për lëndën Sinjale dhe Sisteme, në mënyrë që të ndihmohen studentët. Por, këto vendime të menaxhmentit të fakultetit nuk e kënaqën këtë grup të studentëve. Ata bënë një sondazh me 200 studentë, të cilët u deklaruan mbi lëndën problematike Sinjale dhe Sisteme. Por, profesori lëndës Ilir Limani prapa kamerës së T7 , ka theksuar se vlerësimi i tij ndaj studentëve ka qenë korrekt. Ndërsa përmes një emaili dërguar në adresë të emisionit Frontal, ai thotë se ndjehet i shqetësuar nga ankesat e studentëve. Megjithatë, kështu nuk mendon Luljeta e cila ka paraqitur provimin edhe këtë afat për të 11 herë. Por, kjo mund të jetë edhe hera e fundit. Rektorati i Universitetit të Prishtinës, në një përgjigje për Frontal, ka thënë se ata nuk kanë pranuar asnjë peticion dhe as ndonjë ankesë në lidhje më këtë çështje.
Yorumlar