top of page
123.jpg

Përfundimtare, Salah do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2018
  • 1 min read

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah do të jetë i gatshëm të luajë në Kupën e Botës për Kombëtaren e Egjiptit dhe mund të kthehet në fushat e blerta brenda tre javësh, njofton kombëtarja e Egjiptit.

25 vjeçari lëndoi shpatullën e tij gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridin të shtunën.

Salah u lëndua në pjesën e parë të takimit pas një dueli me Sergio Ramosin.

Mjeku i ekipit të Egjiptit ka takuar Salahun dhe Federatën e Futbollit të Egjiptit dhe iu tregoi atyre se sulmuesi nuk do të mungojë më shumë se tre javë.

Loja e parë e Egjiptit në Kupën e Botës është kundër Uruguajit me 15 qershor dhe ata përballen me Rusinë katër ditë më vonë.

Salah mund të mungojë vetëm në ndeshjen debutuese në Kupën Botërore.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page