top of page
123.jpg

Qenka e vërtet: Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2018
  • 1 min read

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij shumë i ndjekur "Opinion" pas 20 vitesh në TV Klan, do të shkojnë në Top Channel.

Sipas "Gazeta Tema" kjo zhvendosje po ndodh pasi Fevziu ka probleme me Aleksandër Frangaj dhe fërkimet mes tyre kanë nisur pas disa intervistave të gazetarit ku është shprehur i pakënaqur dhe ka treguar ofertat e reja.

U tha gjithashtu se "Opinion" do të transmetohet në Top Channel nga e hëna në të enjte në orar prime time dhe se Fevziu ka siguruar një kontratë më të shtrenjtë se në Klan.

I kontaktuar nga "Aplenews.al, Blendi Fevziu është shprehur:

"Ende nuk kam vendosur" duke lënë të kuptohej se zërat janë të vërtetë. "Kam biseduar me Top Channel", ka thënë gazetari i pyetur nëse ka patur një ofertë konkrete.


ความคิดเห็น


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page