top of page
123.jpg

Radikalëve u ndihmon edhe Qeveria e Serbisë për të penguar “Mirëdita, dobar dan!”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2018
  • 1 min read

Paralajmërimet e Partisë Radikale se me çdo kusht do të ndalojnë mbajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit "Mirëdita, dobar dan!" kanë rezultuar edhe me daljen në protestë të liderit radikal Vojislav Sheshel. 

Por në "skenarin" për pengimin e mbajtjes së festivalit pos partisë opozitare ka marrë pjesë edhe vetë Qeveria e Serbisë, qysh në pikëkalimin kufitar në Merdar, shkruan sot Koha Ditore. 

Përderisa në mbrëmje Shesheli afër Qendrës për Dekontaminim Kulturor ka kërkuar ndaljen e aktiviteteve, një pjesë të synimit ia ka plotësuar Ministria e Punëve të Brendshme paradite. Policët kufitarë janë shndërruar në selektues të fotografive që duhej të ekspozoheshin, duke bërë që një prej atyre që Eliza Hoxha e ka shkrepur gjatë viteve '90 dhe dy të tjera që përmbanin flamurin e Kosovës të ndaleshin në kufi. 

Por në Beograd policia ka ndërruar rolin. Është përkujdesur që radikalët të mos e pengojnë fillimin e edicionit të pestë të festivalit. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page