top of page
123.jpg

Skandal: Gjyqtari i Kupës së Botës përfshihet në trukime të ndeshjeve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2018
  • 1 min read

Fifa e ka larguar gjyqtarin arab, Fahad Al Mirdasi nga Kampionati Botëror 2018, pasi ai është i përfshirë në një skandal trukimesh.

Al Mirdasi tashmë është ndaluar të gjykojë ndeshje edhe nga Federata e Futbollit Arab, shkruan GazetaBlic

FIFA pretendon se ai pranoi të kurdisë ndeshjen finalen e Kupës së Mbretit midis Al Ittihad dhe Al Faisaly.

Pas shqyrtimit të provave Fifa reagoi duke e larguar atë nga lista e gjyqtarëve të zgjedhur për të ndarë drejtësinë në Kupën e Botës 2018.

Organi qeverisës i futbollit botëror gjithashtu pretendon se Mohammed Al Abakry dhe Abdulah Al Shalwai, dy gjyqtarët ndihmës ishin të përfshirë në këtë skandal.

Al Mirdasi ka qenë një gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2011. Komiteti i gjyqtarëve të FIFA-s zgjodhi të mos e zëvendësonte direkt atë, por në vend të kësaj ka ftuar dy gjyqtarë ndihmës, Hasan Al Mahri nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hiroshi Yamauchi nga Japonia.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page