top of page
123.jpg

Aktori kosovar: Meqë kerret s’dënohen për parkim në trotuar, këmbësorët të ecin mes rrugës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 1, 2018
  • 1 min read

Trotuaret në kryeqytet vazhdojnë të jenë të ‘uzurpuara’ nga makinat e parkuara, duke iu pamundësuar kështu kalimtarëve të ecin lirshëm, shkruan Indeksonline. Çdo ditë në rrjete sociale qarkullojnë imazhe të ndryshme ku shihen dhjetëra makina që kanë zënë trotuaret. Aktori dhe producenti kosovar Shkumbin Istrefi është shprehur të jetë i indinjuar me këtë që po ndodhë. Ai ka postuar një status, ku ka kritikuar Policinë që nuk po ndërmerr asgjë në lidhje me këtë. Ky është postimi i plotë i tij: Meqenese kerret nuk denohen per parkim ne trotuar, atehere duhet qe kembesoret masovikisht me ece mes per mes rruges cdo dite prej ores 07:00 – 09:00, e me e blloku komunikacionin si menyre per vetedijesim te policise dhe vozitesve te automjeteve. P.S. Policia duhet me fillu me i denu vozitesit edhe me foto eventuale te veturave te parkuara jorregullt, qe do te mund t’i dergonin qytetaret. 


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page