top of page
123.jpg

Kurti: Ne do jemi qeverisja e ardhshme, PSD merr dy për qind

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2018
  • 1 min read

Shpend Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ngritur Partinë Socialdemokratike, të cilën edhe e drejton.

Albin Kurti thotë se nuk e ka kuptuar ende se përse u largua, por mbetet i bindur se krisja nuk dëmton Vetëvendosjen.

“Nuk ka ndarje të Lëvizjes Vetëvendosje, por dalje të disa personave, të cilët nuk i kanë bërë dëme asaj, por vetes së tyre. Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë anëtarësinë tonë. Për mua janë ende enigmatike të gjitha qëllimet e kësaj daljeje nga Lëvizja Vetëvendosje, kur dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhshme”, thotë ai. Duke folur në një intervistë në Top Channel, Kurti deklaroi se nuk ishte në dijeni të ambicieve të Shpend Ahmetit, i cili gjatë përplasjeve brenda Vetëvendosjes u përpoq të ndërmjetësojë mes fraksioneve.

“Shpend Ahmeti doli që nuk ka qenë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër. Mua s’më ka thënë asnjëherë se kishte ambicie për t’u bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti”, deklaron Kurti.

Është i bindur që ndarja nuk e dobëson Lëvizjen.“Sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re maksimumi do të shkojë dy për qind”, vijon ai.

Në Prishtinë e Tiranë vihet re një “izolim” i Vetëvendosjes nga ana e partive tradicionale. Kurti nuk shqetësohet për këtë.“Miqtë e mi që kam në Shqipëri janë shumë më të ndershëm se miqtë që Edi Rama ka në Prishtinë”, thotë ai. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page