top of page
123.jpg

Ndërhyrja e Behramit mund ta lë Granit Xhakën jashtë Kupës së Botës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 1, 2018
  • 1 min read

Granit Xhaka është detyruar të largohet nga stërvitja me ekipin kombëtar të Zvicrës pas një dëmtimi të pësuar në gjurin e këmbës së majtë.

Përfaqësuesja e Zvicrës po kryen fazën e fundit përgatitore për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ në Lugano.

Këtë pasdite, ekipi i Zvicrës ka ndërprerë stërvitjen pas një lëndimi jo të lehtë të pësuar nga mesfushori Granit Xhaka.

Xhaka sipas raportimeve të medieve zvicerane, është lënduar në gjurin e këmbës së majtë pas një dueli me Valon Behramin.

Pas kësaj, Xhaka nuk ka qenë në gjendje të vazhdojë stërvitjet, duke u dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt.

Këto media raportojnë se Xhaka rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës, që fillon më 14 qershor.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page