top of page
123.jpg

Skandaloze: Policia në Fushë Kosovë rreh qytetarin para gruas dhe fëmijëve, e bën për spital

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 1, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Gjatë një kontrolli rutinor policia ka ndaluar një veturë me çrast në bisedë e sipër kanë filluar ta sulmojnë shoferin e veturës. 

Më keq se kjo është se e gjithë situata ka ndodhur në prezencë të gruas dhe fëmijëve të viktimës, raporton Magazina.al 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Dardania" në Fushë Kosovë dhe shumë dëshmitarë e kanë parë këtë skenë kur policët kanë sulmuar shoferin derisa e kanë arrestuar, ndërkohë bashkëshortja e tij dhe fëmijët brenda në veturë janë alarmuar me atë se çka kanë parë. 

Burime të Magazina.al , të afërta me rastin në fjalë kanë treguar se viktima L. G është rrahur edhe gjatë kohës sa ai ka qenë i prangosur dhe goditjet kanë vazhduar derisa ai është dërguar në stacion. 

Për shkak të lëndimeve që ka marrë nga policia, viktima ndodhet tash e tri ditë në Qendren Klinike Univeristare në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rëndë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page