top of page
123.jpg

Të gjatët kanë zemër më të shëndetshme?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2018
  • 2 min read

Meshkujt, të cilët janë më të gjatë se 182 cm, kanë për 24 për qind më pak rrezik për dështim të zemrës. Arsyet nuk janë të qarta, por ofrojnë material për hulumtime të ardhshme.

Hulumtuesit amerikanë pohojnë që ekziston mundësia që ekziston dallimi në biologjinë e njerëzve të gjatë, siç është distanca mes zemrës dhe arteries, e cila do të mund të zvogëlonte ngarkesën e zemrës, transmeton Telegrafi.

“Nga dita në ditë po shqyrtojmë shkaktarët e sëmundjeve dhe dështimeve të zemrës, por gjatësinë kurrë nuk e marr parasysh”, thotë dr. Jeffrey Teuteberg për Reuters.Dr. Teuteberg shtoi po ashtu se “njerëzit e gjatë edhe më tutje duhet të brengosen për shëndetin e zemrës, gjatësia është diçka që ndoshta mund të luajë një rol të rëndësishëm, por kjo nuk është dëshmuar plotësisht.

Po ashtu, njerëzit e shkurtër nuk duhet menjëherë të dëshpërohen, sepse shprehitë jetësore janë ato që janë më përgjegjëset për shëndetin e zemrës”.

Hulumtuesit ritheksojnë që shtypja e lartë, e gjakut, trashësia, mungesa e aktiviteteve dhe diabeti janë fajtorët kryesorë për sëmundjet e zemrës.

Të dhënat kanë ardhur nga 22.000 persona të cilët janë përcjellë si pjesë e një hulumtimi të madh për sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Shkencëtarët kanë filluar t’i përcjellin në të pesëdhjetat e tyre.

Hulumtuesit është dashur të përgjigjen në pyetësorin i cili ka kontrolluar edhe gjatësinë e tyre, peshë dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

22 vjet pas plotësimit të pyetësorit, raporti për dështimet e zemrës kishte në regjistër madje 1444 persona nga fillimi i hulumtimit. 

Deri tek dështimi i zemrës vjen kur zemra nuk është mjaft e fuqishme të pompojë gjak në pjesët tjera të trupit.

Duke studiuar raportin, u zbulua që personat e gjatë kanë për 24 për qind rrezik më të vogël nga dështimi i zemrës.

Në lartësi, përveç predispozitave gjenetike, ndikon edhe mënyra e rritjes. Futja e varfër e materieve ushqyese, si dhe infeksionet, mund të ngadalësojnë rritën, të çojnë deri tek grumbullimi i pllakëzave në arterie dhe shtypja e lartë e gjakut; të cilat janë të lidhura me dështimin e zemrës. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page