Zyrtare: Futbollisti i Gjilanit konfirmon kalimin te Drita
- rilindjashqiptare
- Jun 1, 2018
- 1 min read

Kampionia e Kosovës, Drita, ia ka rrëmbyer rivalit lokal Gjilanit, sulmuesin kryesor, Betim Haxhimusën.
Lajmin për transferimin e tij në formë huazimi te Drita e ka konfirmuar vetë sulmuesi për Sportin në KTV.
Sulmuesit kualitativ të Gjilanit i skadon kontrata më 30 qershor dhe te rivali i qytetit Drita do të shkojë në formë huazimi, për t’i ndihmuar gjilanasit në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në 27 ndeshje kampionale, Haxhimusa ka shënuar 9 gola.
Comments