top of page
123.jpg

Florian Marku u jep tifozëve shqiptarë premtimin e madh për duelin me serbin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 2, 2018
  • 1 min read

Florian Marku do të ndeshet më 8 qershor me serbin Sladjan Dragisic në një duel spektakolar në MMA.

Për të do të jetë një përballje e veçantë, sepse për herë të parë do të ngjitet në ring në kryeqytetin shqiptar.

“Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer në atdhe, mezi po e pres ndeshjen e 8 qershorit, kam punuar shumë për këtë ditë”, thekson Marku.

Do të jetë një ndeshje e madhe në një event të jashtëzakonshëm me 7 duele të tjera në “Asllan Rusi”.

“Kam dy muaj që po përgatitem, kam qenë në Tajlandë për t’u stërvitur dhe atje kam bërë përgatitjet e duhura. I premtoj tifozëve shqiptarë që do të arrij shumë lart, në majat e këtij sporti që unë e dua shumë. Kundërshtarin do ta mund me nokaut që në raundin e parë”, deklaroi kickboxeri shqiptar.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page