top of page
123.jpg

Roberti, Tunës: Mos gabo me ma përmend emrin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 2, 2018
  • 1 min read

Robert Berisha edhe një herë e ka konfirmuar që nuk ka raporte të mira me këngëtaren Tuna, e cila njëkohësisht është edhe gruaja e vëllait të tij Patrisit. I intervistuar nga emisioni Prive në Klan Kosova, ai deklaroi se është e drejta e secilit që të mos pajtohet me jetën e dikujt dhe se kjo që atij po i ndodh me Tunën nuk është asgjë për t’u çuditur, sepse sipas tij mosmarrëveshje të tilla kanë shumica e familjeve shqiptare, mos fakti që ata janë fytyrë publike bën që këto informacione të dalin në pah në media. “Të mos merret me mua më, as të mos gabojë të ma përmend emrin”, deklaroi Roberti për këngëtaren, ndërkaq nga Tuna nuk ka dalë ende asnjë reagim. Roberti po ashtu e konfirmoi se me Patrisin vazhdon të ketë raporte të mira dhe se këto mosmarrëveshje nuk kanë ndikuar në lidhjen e tyre vëllazërore.


Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page