top of page
123.jpg

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 2, 2018
  • 2 min read

Presidenti Donald Trump tha se takimi me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un do të ndodhë në datën e caktuar, më 12 qershor, në Singapor.

Këto komente presidenti amerikan i bëri pasi priti në Shtëpinë e Bardhë zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol. Ai është zyrtari i parë i lartë i vendit të mbyllur, që vjen për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në 18 vitet e fundit.

Presidenti Trump tha se gjatë takimit dy-orësh me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior, kishin biseduar për një sërë çështjesh, mes të tjerash, për sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të cilat ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Ai tha se kishin biseduar me zyrtarin koreanoverio, për t’i dhënë fund luftës rreth 70-vjeçare mes dy Koreve.

Presidenti Trump tha se takimi i 12 qershorit do të jetë i pari, gjatë një procesi të gjatë diplomatik për ndërtimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Ai tha se në këtë proces një rol të rëndësishëm do të kenë Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina, fqinjët e fuqishëm të Koresë së Veriut.

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, të cilin ai e quajti një takim të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës koreane.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte hapur çështjen e të drejtave të njeriut me përfaqësuesin e lartë të vendit komunist, Trump tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë. Por ai tha se udhëheqësit koreanoveriorë janë të interesuar që vendi i tyre të zhvillohet dhe në këtë proces ai tha se fqinjët e tyre do të kenë një rol të rëndësishëm.

Kim Yong Chol erdhi në Uashington nga Nju Jorku, ku zhvilloi dy ditë bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Ai i dorëzoi Presidentit Trump një letër të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, por presidenti nuk komentoi mbi përmbajtjen e letrës.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page