top of page
123.jpg

Vuçiq: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, për shkak të Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 2, 2018
  • 1 min read

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde", presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpjeguar arsyet pse Beogradi ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë.

Ai këtë e ka argumentuar duke përmendur rastin e Kosovës.“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni vetën në pozicionin tonë. Cili nga anëtarët e Këshillit të OKB-së e mbështet integrimin tonë territorial”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net. Presidenti serb tutje deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin.

“Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njejtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpmja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane”, theksoi Vuçiq.

Ndryshe Krimea pretendohet të jetë bërë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014 pas një referendumi, ku 96.77% e votuesve kërkuan bashkimin me Rusinë.

Tash e sa kohë edhe Ukraine e konsideron Krimenë si territor të sajin.

Duke e akuzuar Rusinë për përzierje në konfliktin e brendshëm të Ukrainës, Perëndimi kishte vendosur disa sanksione mbi Moskën.Madje shteti rus kishte hedhur poshtë pretendimet që e fajësonin për bashkimin “jodemokratik” me Krimenë. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page