top of page
123.jpg

Haxhi Krasniqi rrah boksierin rus, fiton titullin evropian në kategorinë super të mesme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 3, 2018
  • 1 min read

Haxhi Krasniqi e ka fituar titullin në EBU në kategorinë super të mesme.

Boksieri nga Juniku, ka arritur të mposht boksierin rus Stanislav Kashtanov në WeeArena në Bad Tolz, për të fituar titullin evropian në kategorinë super të mesme.

Në një atmosferë të zjarrtë e i mbështetur jashtëzakonisht shumë nga tifozët shqiptarë, Krasniqi ka arritur të mos e diskutojë në asnjë moment fitoren ndaj Kashtanov. Krasniqi fitoren ndaj Kashtanov e arriti pas një lufte me 12 raunde, me pikët e gjyqtarëve.Kjo ishte fitorja e 48 për Krasniqin, që numëron gjithsejtë 53 luftëra, ndërsa për kundërshtarin e tij kjo ishte vetëm humbja e tretë në karrierë në 39 meçe. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page