top of page
123.jpg

Kryeministri Haradinaj bashkë me gruan në koncertin e Rita Orës në Tiranë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 3, 2018
  • 1 min read

Sonte në qendër të Tiranës, në sheshin 'Skenderbej' ka performuar këngëtarja Rita Ora.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishin edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me gruan e tij Anitën, shkruan lajmi.net

I pari i qeverisë, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe krenari që ta shijojë performancën magjike të Rita Orës në Tiranë.

”Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page