top of page
123.jpg

Vendi që ofron 10 mijë dollarë për të jetuar e punuar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 3, 2018
  • 1 min read

Nëse kërkoni një vend për të punuar dhe i qetë, jashtë zhurmës, atëherë, Vermont në SHBA është një vend perfekt.

Së fundi Guvernatori i Vermontit ka bërë të ditur një projekt ku do të ofrojnë 10 mijë dollarë për dy vjet për të jetuar në këtë vend, dhe njëkohësisht edhe për të punuar. Lajmi ka bërë bujë në mediat amerikane, përcjell albinfo.ch. 

Personat që vendosin të shpërngulen në Vermont do të punojnë nga shtëpia për një punëdhënës jashtë shtetit. 

Sipas këtij programi që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, personat që shpërngulen do të ndihmohen edhe në mbulimin e shpenzimeve për lëvizje, jetesë dhe punë. 

Aktualisht Vermont ka buxhetuar fonde për të mbështetur 100 grante për 3 vitet e para dhe 20 punëtorë shtesë çdo vit që nga ajo kohë. Përfituesit e grantit do të marrin 10,000 dollarë për dy vite. 

Ky projekt ka nisur për shkak të plakjes së popullsisë në Vermont, derisa edhe vendi është mjaft i bukur, kurse gjithashtu edhe takimet po zvogëlohen. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page