Ardian Ismajli i lumtur që është pjesë e Kosovës
- rilindjashqiptare
- Jun 5, 2018
- 1 min read

Ardian Ismaili është padyshim një futbollisti i talentuar. Ai luan për Hajdukun e Splitit. Futbollisti nga Kosova është vetëm 21 vjeç. Panuçi e ka kërkuar dikur për ta afruar në kombëtare.
Në një intervistë, futbollisti ka saktësuar se ai do të mbrojë gjithmonë ngjyrat e Kosovës.
“Unë kam lindur në Kosovë, jam nga Kosova dhe gjithmonë do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime. Debutimi ndaj Shqipërisë ishte jashtëzakonisht i mirë dhe për këtë më duhet të falënderoj trajnerin që më besoi dhe shokët e skuadrës që më motivuan.
Fitoren ndaj Shqipërisë e kam pritur, por jo me këtë rezultat dhe dominim. Harmonia në skuadër është shumë e mirë dhe kjo shihet edhe në fushë. Nëse është nevoja për të mbrojtur U-21 e Kosovës, unë shkoj menjëherë edhe atje”. Duke dhënë një shëmbull të mirë, se ai është i gatshëm edhe për te ekipi i Shpresave.
Comments