top of page
123.jpg

Boks pa doreza! Zhvillohet turneu i parë (Kujdes! Pamje të rënda!)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 5, 2018
  • 1 min read

Ata firmosin vdekjen e tyre para ndeshjeve! Nuk quhen sportistë, por luftëtarë!

Vitet e fundit janë krijuar kategori të ndryshme, të cilat origjinën e kanë nga boksi, por janë shtuar shumë elementë të tjerë duke e bërë edhe më brutale ndeshjen në ring apo në kafaz.

Së fundmi, Arnold Adams, 32 vjeç, nga MMA dhe ish-luftëtari i UFC D.J. Linderman kanë zhvilluar një ndeshje të përgjakshme, në turneun e parë të ligjshëm të boksit pa doreza, duke e çuar edhe më tej brutalitetin e këtij sporti.

Turneu u zhvillua në Cheyenne, Wyoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u ndoq nga rreth 2 mijë persona, raporton TopChannel.

Ky ishte turneu i parë i ligjshëm i boksit pa doreza edhe pse më parë janë zhvilluar ndeshje të tilla.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page