top of page
123.jpg

Dënohet rëndë Serbia, për shkak të pengesës së Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 5, 2018
  • 1 min read

Serbia goditet rëndë nga Evropa. Ndëshkim meritorë dhe një ngrehje veshi për Federatën e Hendbollit të Serbisë sidomos për shtetin serb! Federata e Hendbollit Evropian sanksionon përfaqësuesen e Serbisë U-20 për femra që mos të merr pjesë për dy vite në garat ndërkombëtare si dhe gjobitet me 15 mijë euro.

Serbia është treguar e papërgjegjshme dhe nuk ka lejuar që të luhet takimi për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-20 (femrat) në Kovilovo të Beogradit përkatësisht me 23 mars mes Serbisë dhe Kosovës. Shkaku i kësaj u anulua edhe turneu dhe ky ishte një rast i paprecedent i Serbisë, një sjellje e turpshme e tyre, me arsyetim kinse nuk ka pasur siguri. Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, tha se ky dënim është sipas standardeve që ka EHF. 

“Dënim standard që ka aplikuar Federata e Hendbollit Evropian, duke dënuar me 15 mijë euro dhe dy vjet ndalesë pjesëmarrje në garat ndërkombëtare me skuadrën U-20, si dhe mos organizimin e garave ndërkombëtare në Serbi për grup-moshat reja për dy vjet. Federata Evropiane në ditët ne vijim do të sanksionon edhe me gjobe shtesë nëse ka argumente që u dëmtua Federata Evropiane apo përkatësisht Kosova, Sllovakia dhe Norvegjia qoftë se ka pasur shpenzime shtesë, do t’i bartë Serbia, që ato mi paguar. Këto rregulla i ka aplikuar edhe në vitin 2007 kur nuk u zhvillua ndeshja e Challendes Cup mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Kikindës (femrat), kur atëbotë u dënua klubi serb Kikinda me dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane dhe me 12 mijë euro”. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page