top of page
123.jpg

Lista Serbe merr një goditje të papritur nga ambasadori amerikan në Beograd

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 5, 2018
  • 1 min read

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott ka demantuar Listën Srpska lidhur me deklaratën e kësaj të fundit rreth mospërgjegjësisë së Policisë së Kosovës ndaj komunitetit serbë që jeton në Kosovë. Duke folur rreth tërheqjes së Misionit për Sundimin e Ligjit, EULEX, diplomati amerikan tha se kjo nuk do të dobësojë dhe mënjanoj sigurinë në Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline “Ju i keni parë ditëve të fundit se ka pasur disa probleme dhe kjo nuk është e mirë, mirëpo Policia e Kosovës e ka kryer punën e saj për të mbrojtur pakicën serbe, si dhe çdo qytetarët të Kosovës”, është shprehur Scott. Scott theksoi se tërheqja e EULEX-it nuk lidhet me automatizëm se komuniteti serbë do të mbetet i pambrojtur. “… për shkak se aty janë pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe UNMIK-ut”, është shprehur ai. Ndryshe, deputeti i Srpska-s, Igor Simiq, ka deklaruar se “çarqet e errëta të Prishtinës po përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin”. Për këtë çështje, ai akuzoi Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që, sipas tij, dy organet më të larta për sigurinë e Kosovës nuk po e kryejnë punën siç duhet “përderisa ka ende incidente”.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page