top of page
123.jpg

NATO i tregon 'forcën' Rusisë, 18 mijë ushtarë stërviten në vendet baltike

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 5, 2018
  • 1 min read

NATO ka nisur një stërvitje masive në kufijtë e asaj që konsiderohet rreziku më i madh, Rusisë. Ushtarët e NATO"s duke u stërvitur

NATO ka nisur stërvitjen ushtarake të kryesuar nga ushtria amerikane me 18 mijë ushtarë nga 19 vende. 

Stërvitja e quajtur "Saber Strike 18"do të vazhdojë në rajon deri me 15 qershor, dhe ka si qëllim të demonstrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO"s në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e aleancës në këtë rajon. 

NATO ka vendosur rreth 6 mijë ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni. Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend "Stuhia e rrufesë", me rreth 9 mijë ushtarë.

Izraeli, i cili nuk është anëtar i NATO"s, për herë të parë merr pjesë në kë stërvitje. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page