“E qëlloi dy herë për t’u siguruar që vdiq, vajza kërkonte ndihmë”
- rilindjashqiptare
- Jun 8, 2018
- 1 min read

Xhafer Mata dhe Xhuljeta Çuni, kanë ndërruar të dy jetë ditën e sotme, pasi Xhaferi qëlloi me plumb ndaj të resë e më pas vrau veten. Ai vdiq pak më parë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.
Një zonjë grua, rreth 45-vjeçe, banuese në zonën e "Don Boskos", ku edhe ka ndodhur ngjarja, ka treguar për gazetaren Dorjana Bezat, gjithçka që ka mundur të shikojë, pasi është ndodhur rastësisht në vendngjarje.
Ajo thotë se fillimisht dy të rinjtë kanë folur me njëri-tjetrin dhe më pas vajza është larguar. Sapo ajo i ka kthyer shpinën, 31-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës. Vajza ka rënë në tokë dhe ka thirrur për ndihmë.
Sipas dëshmitares okulare, Xhaferi e ka qëlluar edhe një herë tjetër, për t’u siguruar që vajza kishte ndërruar jetë. Pas të shtënës së dytë, zëri i 19-vjeçares nuk u dëgjua më.
Njerëzit janë frikësuar dhe kanë nisur të ikin me vrap, ndërsa Xhaferi mësohet t’u ketë thënë:
Mos kini merak, juve nuk ju bëj asnjë gjë".
Ai ka kaluar në anën tjetër të trotuarit dhe ka nisur të qajë. Sapo ka dëgjuar sirenat e policisë, të cilat ishin duke shkuar në vendngjarje, ka qëlluar veten e tij në kokë.
Gruaja tregon se e reja, 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni kishte veshur rroba të zeza dhe në shpinë mbante një çante. Ajo kishte marrë plagë edhe në pjesën e kokës e të fytyrës. Të pranishmit në vendngjarje janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por gjithçka ishte e kot.
Xhuljeta kishte vdekur…
Comments