top of page
123.jpg

Mogherini synon ta mbyllë misionin në BE me marrëveshje finale Kosovë-Serbi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 8, 2018
  • 1 min read

Mediat serbe raportojnë me burime se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, dëshiron që deri në fund të mandatit të saj, në nëntor 2019, Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre.

Sipas burimeve të Danas-it, Mogherini, ndërmjetësuese në dialogun e Brukselit, konsideron se duhet të “finalizojë majën e karrierës së saj” dhe “me të gjitha forcat po përpiqet të arrijnë marrëveshje në fazën e ardhshme të negociatave të cilat do të fillojnë së shpejti, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, sipas Kurir, Mogherini mund ta marr postin për Sekretare të Përgjithshëm të NATO-s dhe për këtë arsye insiston që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha për Kurir: “Unë e di se Mogherini dëshiron të hyjë në garë për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s… 

Është e mundur që nxitimi i saj që Beogradi dhe Prishtina të arrinë marrëveshje deri në fund të vitit, për shkak se ajo dëshiron që ekipi të shkojë në fushatë për të parin e NATO-s”, ka thënë ai.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Mogherinit, tha dje se nuk dihet se kur do të vazhdojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë.

Kocijancic në një konferencë të rregullt në Bruksel tha se ende nuk është vendosur data për takimin e ardhshëm në mes të dy presidentëve, Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiq. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page