Pele: Brazili nuk ka ekip për ta fituar Kupën e Botës
- rilindjashqiptare
- Jun 8, 2018
- 1 min read

Legjenda braziliane, Pele, beson se ekipi kombëtar i vendit të tij nuk është i denjë për Kupën e Botës.
Kanë mbetur rreth një javë deri në fillimin e Kupës së Botës, dhe Brazili po cilësohet si një nga kombëtaret favorite për të triumfuar në Rusi.
Njëjtë nuk po mendon edhe Pele, i cili konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
“Kam besim maksimal në aftësitë e Tites”, ka thënë Pele.
“Brenga ime më e madhe është që pak ditë para fillimit të botërorit, ne nuk kemi një ekip të duhur”.
“Individualisht ata janë të gjithë futbollistë shumë të mirë. Por nuk kemi një skuadër”. “Neymar për mua është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai sot është shumë më i pjekur dhe ka përvojë, por i vetëm nuk mund ta fitojë Kupën e Botës”.
Comments