“LAMTUMIRË LEGJENDË”
- rilindjashqiptare
- Jun 9, 2018
- 1 min read

Pasi ndërroi jetë papritmas kryetari i FFK-së, legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në rrjetet sociale kanë filluar të vijnë reagimet e para.
“Sot ndërroi jetë legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri. Përulësisht faleminderit për lotët e gëzimit që na i dhurove. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lamtumirë legjendë!”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Vokrri vdiq sot para pak orësh në QKUK pasi një komplikimi shëndetësor. Vokrri ishte 58 vjeçar.
Comments