top of page
123.jpg

Ky është  zyrtari i Eulexit që i dha ndihmën e parë Vokrrit pas sulmit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 9, 2018
  • 1 min read

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë. Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja. Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez i cili është mërzitur kur e mori vesh nga redaksia se Vokrri ndërroi jetë. “Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson. Indeksonline mëson se Persson si një profesionist i vërtetë i ka bërë pompa Vokrrit duke e kthyer në jetë për një çast, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page