Presidenti Thaçi shpallë të dielën Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fadil Vokrrit
- rilindjashqiptare
- Jun 9, 2018
- 1 min read

Vdekja e papritur e Fadil Vokrrit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës kosovare të sportit i ka prekur të gjithë.
Zyrtare:Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë. Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.……………………………………………………
Varrimi i tij pritet të bëhet nesër pasdite, ndërsa protokolli i shtetit e ka marrë përsipër organizimin e ceremonisë shtetërore të varrimit.
Në anën tjetër, zyrtar të presidencës i kanë thënë lajmi.net se presidenti Hashim Thaçi do ta shpallë të dielën (nesër) Ditë Zie Kombëtare në nderim të Vokrrit. Vendimi së shpejti pritet të bëhet publik.
Vokrri vdiq sot në mëngjes pas një sulmi në zemër. Ai edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen e 58-të.
Comments