top of page
123.jpg

Qershori muaji vendimtar për vizat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 9, 2018
  • 2 min read

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha vazhdon të besoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Hoxha beson se gjatë këtij muaji do të kemi një përgjigje pozitive nga komisioni vlerësues.

“Brenda qershorit, janë paraparë zhvillime që sjellin vendim për të gjeturat e raportit të Komisionit Evropian dhe instancave tjera vlerësuese brenda Këshillit dhe Parlamentit evropian. Është paralajmëruar se qershori është muaji kur do të bëhet i ditur opinioni i tyre rreth përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave. Ne i kemi kryer të gjitha detyrat e parapara me rekomandime për liberalizimin e vizave, si dhe të gjitha komunikimet tona të deritashme si dhe kontaktet tona me nivelet vendimmarrëse, jemi optimist se do të kemi lajme të mira” ka thënë ministrja Hoxha.

Ministrja me besimin me të madh për liberalizimin e vizave këtë vit e përmend muajin dhjetor si muaj që qytetarët mund të lëvizin lirshëm në bazë të praktikave të deritanishme të Brukselit.

“Dhjetori do të jetë afati i fundit sipas praktikave të deritashme të Brukselit lidhur me liberalizimin e vizave, nga shtetet që tashmë kanë lëvizje të lirë. Nuk pres që të bëhet dallim, krahasuar me vendet e mëparshme aspirantë të këtij procesi. Pra, dhjetorin e shoh si kufirin fundor për liberalizimin e vizave” ,ka thënë Dhurata Hoxha për Indeksonline.

Për të arritur Kosova këtë qëllim, duhet të ketë përkrahjen e shumicës së shteteve në BE. Por, personi më aktiv në këtë drejtim, ministrja Hoxha thotë se nëse do të ketë kundërshtime nga ndonjë shtet, kjo nuk do të ndalë procesin e liberalizimit të vizave.

“Të gjitha vendet e BE-së e kanë rëndësinë e vet, nuk e kemi luksin të anashkalojmë asnjë shtet, por, lokomotiva e politikës së BE-së, nuk është pronë e atyre shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë. Andaj, konsideroj se duhet të kemi përkrahjen e të gjitha vendeve, por, edhe ndonjë kundërshti e ndonjë vendi që tashmë ka deklaruar se është kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, nuk do të mund ta ndal liberalizimin e vizave. Për këtë, sigurisht, e kemi përkrahjen e vendeve mike, të dëshmuara për qytetarët e Republikës tonë” .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page