Serbia e e bindur se po krijohet ‘Shqipëria e Madhe’
- rilindjashqiptare
- Jun 9, 2018
- 1 min read

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq i është ankuar sot ambasadorit të Francës në Serbi, Frederik Mondolin bashkimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës është akt i njëanshëm politik.
Sipas tij ku akt është në kundërshtim me të gjitha përpjekjet për të krijuar një hapësirë të vetme ekonomike në Ballkanin Perëndimor, transmeton lajmi.net.
Ljajiq vuri në dukje se Serbia ishte plotësisht e angazhuar për një ide të tillë, por për fat të keq, gjërat që nuk kanë të bëjnë fare me ekonominë gjenden në kohën e fundit dhe ato janë në kundërshtim me procesin e përmendur, shkruan Danas.
Për këtë çështje, ka pasur reagime të ndryshme nga shteti fqinj, Serbia, e cila vazhdimisht lobon në dëm të shtetësisë së Kosovës.
I pari, si jo rrallë herë ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ai tha se heqja e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë është e papranueshme dhe destabilizon rajonin, ku kërkoi të ketë reagime edhe nga ndërkombëtarët.
Njëjtë si shefi i tij, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ai sot tha se një hap i tillë është një hap drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Poashtu, ai kërkoi të ketë reagime nga ndërkombëtarët.
Sido qoftë, si duket askujt nuk i ka penguar heqja e reciprocitetit mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi përveç Serbisë nuk ka pasur ndonjë kundërshtim ose reagim negativ.
Comments