top of page
123.jpg

Stuhi e tmerrshme e shiut dhe breshrit përfshinë rajoni, çka e pret Kosovën? /FOTO

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 9, 2018
  • 1 min read

Erëra e stuhishme goditi Malin e Zi duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, ndërtesa dhe pemë.

Sllovenia dhe Kroacia gjithashtu janë prekur nga tensione të tmerrshme por paralajmërohet stuhi e ngjashme në gjithë rajonin.

Instituti meteorologjik të Malit të Zi thotë se një stuhi e fuqishme e goditi Lusticën, Budvën, Tivatin ku ka dëmtuar edhe platformën e aeroportit të këtij të fundit. Erërat u rrëzuan çati dhe u shkaktuan aksidente trafiku, transmeton lajmi.net. Stuhia e përfshiu edhe pjesën jugore të Sllovenisë dhe Kroacisë lindore.Instituti meteorologjik slloven ngre alarmin në nivelin më të lartë “të kuq”, raporton Hina.Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Slloveni dhe Kroaci, ku paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë ka paralajmëruar sot edhe në territorin e Serbisë pritet të ketë stuhi të e shoqëruara nga shira të forta dhe erëra.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi deri 8m/s 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page