top of page
123.jpg

25 vjeçari shiste fruta skaj rrugës, goditet për vdekje nga vetura

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 9, 2018
  • 1 min read

Një 25 vjeçar është bërë viktima e radhës e aksidenteve automobilistike. Ai u godit nga një automjet pranë zonës së metalurgjisë në Elbasan.

I riu ishte duke shitur fruta në anë të rrugës në fshatin Bradashesh. Makina që vinte me shpejtësi të madhe nga Tirana e humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke e përplasur fort 25 vjeçarin.

I plagosur në gjendje të rëndë ai u transportua drejt spitalit të Elbasanit, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Forcat e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes shoqëruan në komisariat shkaktarin e aksidentit. Ndërkohe në një tjetër aksident gjatë ditës një efektiv policie mbeti i plagosur.

Ai po udhëtonte në aksin rrugor Cërrik-Banje kur si pasojë e pakujdesisë doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë. 

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit arriti të shpëtoi me plagë të lehta, ndërsa makina pas disa minutash nga aksidenti shpërtheu në flakë dhe u dogj. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page