top of page
123.jpg

EKSKLUZIVE: Një grua del në foltore papritmas, Haradinaj e largon me forcë nga skena

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 10, 2018
  • 1 min read

Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur të dielën në Hapësirën e Lidhjes së Prizrenit në 140 vjetorin e saj. Mos organizimi i duhur bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme. Aty fillimisht nuk ia dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta, pas tij në foltore si e pa ftuar doli një grua e cila nisi të flas. Së pari reagoi Kadri Veseli, i cili tentoi të flas me gruan, por ajo nuk e ndalte fjalimin e saj, më pas shkoi Ramush Haradinaj, i cili bashkë me sigurimin larguan atë nga foltorja. Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskukaj tha se kishin një përzierje të seancës me akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend. E pas fjalimit të tij, ishte një i moshuar që iu ofrua mysafirëve të rendit të parë, ku sërish reagoi Haradinaj dhe i moshuari u largua nga sigurimi. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page