top of page
123.jpg

Gruaja që u largua me forcë nga Haradinaj, ngjashëm e kishte marrë fjalën edhe në Tiranë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 10, 2018
  • 1 min read

Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike. Ajo e dëshmoi edhe sot në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se nuk e ka problem të mbajë fjalim pa e ftuar askush. Një paraqitje të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë. “Mirëmbrëma, mirëmbrëma të gjithëve, ju përshëndes, ju faleminderit shumë. Kjo është nata e 100-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare nga gjeneral Mehmet Deralla. Unë jam e mbesa. Ju falënderoj të gjithëve”, kishte thënë ajo nga foltorja pasi kori kishte kënduar këngën “Xhamadani vija-vija”. Kurse sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit. Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj. Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu. E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalë në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama. 

Kliko për video në Link: https://youtu.be/jwQkz0rDGBM


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page