top of page
123.jpg

Prishtina publikon një foto të pa parë deri më tani, është numri nëntë më i miri në histori të klubi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 10, 2018
  • 1 min read

Legjenda e futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri është rrugës për në banesën e fundit të tij. Vokrri ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër, ndërsa vdekja e tij ka prekur të gjithë. I gjithë opinioni shqiptar ka mbetur i shtangur me lajmin që një legjendë si Vokrri u nda nga jeta. Është futbollisti shqiptar më i mirë i të gjitha kohërave dhe këtë e kanë thënë shumë sportistë, analistë e politikanë. Vokrri bëri histori me Prishtinën, me paraqitjet, golat e asistimet bëri për vete gjithë shqiptarët dhe jo vetëm. Fama e tij më e madhe u arrit sa ishte pjesë e Prishtinës, me numrin nëntë në shpinë. Ishte numri nëntë më i miri në historinë e klubit më të madh shqiptar. Faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti ka publikuar një foto të pa parë deri më tani të Vokrrit. Mbishkrimi ishte vetëm nga një figurë me lot në sy, ndërsa Vokrri shihej nga mbrapa me numrin nëntë në shpinë. Pusho i qetë legjendë, i ke përmbushur të gjitha misionet.  


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page