top of page
123.jpg

Nesër shkollat në pushim, kjo është arsyeja

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 11, 2018
  • 1 min read

Institucionet arsimore në Kosovë nuk do të punojnë nesër për nder të ditës së çlirimit të vendit.

12 qershori shënohet si festë zyrtare nëpër institucione ndërsa nuk përfshin institucionet parashkollore.Kështu ka thënë për KALLXO.com, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.

“Shkollat janë në pushim ndërsa çerdhet do të punojnë”, tha Gashi.

Në këtë kohë nxënës të komunave të ndryshme po i zëvendësojnë tre ditë të humbura të mësimit gjatë dimrit për shkak të motit të ftohtë. 

Koha e kompensimit dallon nga komuna në komunë duke u varur nga vendimet e DKA-ve përkatëse. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page