top of page
123.jpg

AGK reagon pas sulmit ndaj gazetarit Valon Rashiti

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 12, 2018
  • 1 min read

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar rreth sulmit ndaj gazetarit Valon Rashiti. Gazetari i T7 e ka njoftuar AGK-në se është sulmuar rreth orës 19.00 te Qendra e Klinike Universitare e Kosovës nga disa persona. Sipas reagimit të AGK-së, gazetari Rashiti ka thënë se ishte në hapësirat e QKUK-së, duke raportuar nga afër për një rast të plagosjes së dy personave që kishte ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë, ku familjarët e njërit nga të plagosurit janë vërsulur në drejtim të tij, me ç’rast e kanë goditur në kokë. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me mjaft shqetësim këtë rast dhe vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me gazetarin në fjalë, të cilit i ka rekomanduar që menjëherë ta paraqes rastin në stacionin më të afërt policor”, thuhet në reagimin e AGK-së. AGK u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse, Policisë dhe Prokurorisë, që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast dhe sulmuesi të sillet para drejtësisë. “Kujtojmë se ky sulm përbënë cenim të drejtpërdrejt të punës së mediave dhe gazetarëve në informim të qytetarëve”, thuhet më tej në reagim. AGK që nga janari deri më sot ka regjistruar 12 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë edhe rastin e sotëm. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page