top of page
123.jpg

Apostolova-Qeverisë: Ju ka ikur afati për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 12, 2018
  • 1 min read

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova sot ka qenë prezente në mbledhjen e Qeverisë ku ka diskutuar për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Nëse keni lexuar me kujdes strategjinë për vendet e Ballkanit Perëndimor keni mundur ta shihni se rruga e Kosovës drejt BE është e shtruar nga implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Këto prioritete kanë një kohë të implementimit dhe koha e përfundimit ka qenë një vit. E dimë që këto nuk janë bërë për shkak se keni pas procese zgjedhore dhe formimin e qeverisë. Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendos me shty afatin e implementimit”, ka thënë Apostolova, raporton lajmi.net.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që kjo të kompensohet deri në fund të vitit.

“Ne nuk dimë se kush kanë me qenë komisionerët e rinj. Por ju keni presidentin Junker që është prej politikanëve kryesor dhe keni komisionerin Hahn që është mik shumë i mirë i Kosovës. Mos e humbni këtë mundësi”, është shprehur Apostolova.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosova është e përkushtuar në plotësimin e reformave evropiane.

Ajo ka shtuar se këtë agjendë do të arrijnë ta plotësojnë deri në shtator.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page