top of page
123.jpg

Arrihet marrëveshja, Wilder dhe Joshua do të ndeshen në Britaninë e Madhe

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 12, 2018
  • 1 min read

Deontay Wilder ka deklaruar se ka rënë dakord për të dueluar me Anthony Joshua, për t’u përballur në Britaninë e Madhe, në një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Kampioni i botës në kategorinë WBC, Wilder, ka deklaruar në rrjetet sociale se së shpejti do të udhëtojë në Angli për të dueluar me Joshua, që mban titujt kampionë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Wilder, që i ka ofruar britanikut 50 milionë dollarë për të dueluar në Amerikë, shtoi se oferta është ende e vlefshme.

“Lajm i rëndësishëm… Për të gjithë fansat e Joshua, oferta 50 milionë dollarë për të dueluar në Amerikë është ende e vlefshme. Sot ramë dakord me ofertën e tyre për të dueluar me Joshua në Britaninë e Madhe. Nëse ai preferon Anglinë, që të duelojë Aty, tashmë ka topin në fushën e tij.

Është radha e dytë për zgjedhur”, tha Wilder në një postim në rrjetet sociale.

Edhe Shelly Finkel, menaxheri i Wilder u shpreh për këtë marrëveshje: “Ne kemi rënë dakrod me kushtet e Eddie Hearn (menaxheri i Joshua), që e duan duelin në Britaninë e Madhe. Ne i kemi nisur një e-mail të dielën në mbrëmje dhe më pas një tjetër ditën e hënë, duke u thënë se zyrtyarisht e pranojmë ofertën e tyre. Tashmë ata dueht të na dërgojnë kontratën”.TS


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page