Kush është Santa Coloma – ekipi që do të përballet me Dritën në Ligën e Kampionëve
- rilindjashqiptare
- Jun 12, 2018
- 1 min read

Drita tashmë është skuadra kosovare që do të na përfaqësojë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futboll, ndërsa Prishtina do të luajë në kualifikimet e Europa Leagues.
Para pak çasteve, Drita ka mësuar kundërshtarin e Ligës së Kampionëve – që është Santa Coloma.
Santa Colomna do të jetë në cilësinë e ‘vendasit’ në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Gjilbratar me 26 qershor.
Por kush është Santa Colomna? GazetaBlic ju sjell historinë e kundërshtarit të Dritës.
FC Santa Coloma
Santa Coloma është një ekip futbolli që luan në kampionatin e parë në Andorrë.
Klubi aktualisht luan në Primera Divisio, dhe është kampioni i tanishëm dhe ekipi më i suksesshëm me 11 tituj. Coloma është gjithashtu skuadra më e suksesshme në Kupën e Andorras, pasi e ka fituar atë nëntë herë.
Klubi është themeluar në vitin 1986 dhe u bë një nga anëtarët themelues të Primera Divisio në 1995. Që nga viti 2001 klubi ka gëzuar një sukses të madh në të gjitha garat e Andorrës dhe mbajnë të gjitha rekordet në ligë dhe kupë.
Santa Coloma ka arritje unike për një ekip Andorran në garat evropiane, që kurrë nuk është arritur deri tani nga ndonjë ekip tjetër; është e vetmja skuadër nga Andorra që ka fituar një ndeshje në garë evropiane.
Ky rekord u arrit në ndeshjën e parë në raundin kualifikues të Uefa Cup 2007-08 kundër Maccabi Tel Aviv në të cilën Santa Coloma fitoi 1-0 në shtëpi me një gol të shënuar nga Juli Fernandez dhe në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League 2014-15 kur ata mundën Banants të Armenisë gjithashtu 1-0.

Comments